Ish-zv/ministrja e PS: Fjala e Bushatit ishte brilante, ngjallte shpresë
Në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, ish zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj u shpreh se fjala e ish-ministrit të Jashtëm, aktualisht deputet i PS-së, Ditmir Bushati mbajtur disa ditë më parë në Parlament ishte brilante.
Sipas Beqirajt kjo ishte hera e parë në shumë vite që ajo foltore u përdor për të dhënë një fije shprese.
”Mendoj që ne duhet të ulemi dhe të krijojmë mendimin ndryshe brenda llojit. Prandaj mendoj që fjala e Bushatit ishte brilante. Jo vetëm për mesazhin, por për herë të parë ajo foltore është përdorur për të dhënë një fije shprese. Që nëse arsyeja do të drejtojë veprimet, qëndrimet ne do jemi në gjendje ta gjejmë zgjidhjen. Mjafton të ndryshojmë qasjen karshi njëri – tjetrit brenda llojit, por edhe kundërshtarëve politikë”,-tha Beqiraj.
KOHA JONË SONDAZH

