E tmerrshme, vrasësi deklaron: E kisha shok, isha i dehur, e vrava dhe e groposa!

E padëgjuar ajo çka rrëfyer vrasësi për shokun etij. Pasi policia e Fierit zbardhi vrasjen e 36 vjeçarit Kreshnik Beqiraj, del dhe dëshmia e parë e autorit Albert Zekaj.

Zekaj, i cili ishte edhe shok me viktimën, tha në polici se kishte qenë i dehur kur kishte kryer krimin dhe nuk kujtonte as motivet e ngjarjes. “Atë natë isha në një lokal tek Zogu i Zi në Fier dhe piva. Isha i dehur kur e vrava Kreshnikun, kur pashë që kishte vdekur e groposa. Kaq”, është shprehur ai.

Kjo është e tmerrshme: E godita, e pashë se vdiq dhe e groposa!

Babai i Kreshnik Beqirajt, i tronditur pas zbulimit të trupit të të birit, vrarë nga shoku i tij, ka rrëfyer se vrasësin, Albert Zekajn, e kishte pasur si djalin e tij dhe se ai kishte qënë edhe në shtëpinë e tyre.

“Ata jetonin me qera në Fier, por Alberti nuk e paguante qeranë, – tha Mystehak Beqiraj. – Djali, Kreshniku, më kishte thënë se do ta nxirrte nga shtëpia. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta vriste. Por nëse drejtësia nuk e bën punën e vet, do ta bëjmë ne,” – kërcënoi burri i moshuar.

Ditën e djeshme u gjet trupi i pajetë i Kreshnik Beqiraj në një kanal në fshatin Daullas, të Fierit..

 

Si autor i ngjarjes u ndalua Albert Zekaj, 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe. Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Edhe njëherë makabritetin e vrasësit: E godita, e pashë se vdiq dhe e groposa!

SHKARKO APP