”Ishalla po ngjet sa*kat ti”, Kiara Tito për 41-vjeçaren: Kini pak mëshirë o njerëz

41-vjeçarja nga Durrësi mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në rrjetin social TikTok nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte. Pas Arbanës edhe Kiara Tito ka reaguar, ku bën thirrje që njerëzit që komentojnë të tregojë anën njerëzore.

“Ku po shkon kjo botë? E frikshme! Asnjëherë nuk mund ta dini, se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe se sa shumë mund të rëndohet kjo gjendje. Vetëm prej disa komenteve fyese. Jo çdo njeri e ka forcën t’i përballoj. Kini pak mëshirë o njerëz!”, shkruan ajo.

Po ashtu Kiara ka publikuar edhe një foto, ku duikush i uron që të ngelet sakate, pasi ajo ka shprehur se ka dhimbje në trup përshkak të shtatëzanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?