ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit në kopshtet e Tiranës

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës, duke përgënjeshtruar disa raportime në media.

“I bëjmë thirrje publikut të informohet vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve të tyre, si masa më e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik”, thuhet në njoftimin e ISHP.

Swiss Digital Desktop Reklama

ISHP thekson se vaksinimi mbetet masa më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?