”Ishte hera e fundit që e shihja”, dëshmia e vajzës së viktimës: Ai i mori jetën një gruaje
Dëshmi të reja hedhin dritë mbi ditët e fundit para vrasjes së 45-vjeçares Lulieta Obzova në Athinë, ku autori i dyshuar, 50-vjeçari Altin Allmuça, dyshohet se e kishte ndjekur dhe kërcënuar vazhdimisht.
Një familjare e viktimës tregon: “Kohët e fundit, kudo që shkonte dhe çfarëdo që bënte, ai e gjente përpara saj.” Sipas saj, Allmuça i kishte dërguar edhe një fotografi me armë, duke e kërcënuar: “Do të vras veten dhe do të të vras ty”.
Pak para krimit, 50-vjeçari takoi vajzën e tij dhe i tha: “Të dua shumë. Ti je jeta ime, mund të mos më shohësh më.” Më pas, sipas një miku, ai u kthye në shtëpi, zgjoi bashkëshorten dhe i kërkoi të kujdesej për vajzën.
Më vonë, Allmuça priti pranë banesës së 45-vjeçares dhe dyshohet se e qëlloi për vdekje. Pas krimit, ai vrau edhe veten. Vajza e viktimës kishte treguar se nëna e saj ishte e shqetësuar nga sjellja e tij, ndërsa vajza e autorit, e tronditur nga ngjarja, deklaroi: “Nuk mund ta besoj që babai im e bëri këtë… ai i mori jetën një gruaje dhe nënës së një vajze të moshës sime.”
KOHA JONË SONDAZH

