Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ishte në arrest shtëpie, si u vra i riu në Korçë dhe trupin ia hodhën në liqen

Aktualitet E hënë, 14 Qershor 2021 10:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një 25-vjeçar nga Lushnja, që supozohej të ishte në “Arrest shtëpie”, ashtu sikurse kishte vendosur Gjykata, është gjetur i mbytur në një liqen në Korçë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur banorët e fshatit Vithkuq të Korçës u pyetën nëse njihnin kufomën e një të riu në rezervuarin e Gjançit, asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni dhe më vonë, viktima rezultoi të ishte nga një tjetër zonë e Shqipërisë.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 9 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 10 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 10 orësh

Banorët konstatuan kufomën në bregun e rezervuarit, i cili ndodhet buzë rrugës paraditen e së dielës rreth orës 11.00 dhe më pas njoftuan Policinë. Pas disa orësh në kontakt edhe me drejtori të tjera në vend, Policia e Korçës, e identifikoi trupin, i cili përket 25-vjeçarit, Fridman Xhaferraj nga fshati Plug i Lushnjës. Në vendin e ngjarjes, krahas grupit të hetimit dhe ekspertëve të kriminalistikës mbërritën edhe mjekët ligjorë e përfaqësues të Prokurorisë. Pas disa orësh nga momenti kur u zbulua trupi, Policia mundi të identifikojë viktimën, një person me precedentë penalë dhe që ndodhej në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

DYSHIMET PER VRASJE

Viktima, Fridman Xhaferraj, ishte akuzuar për djegien me qëllim të 3 makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnjë. Pas arrestimit, ai u lirua nga qelitë e paraburgimit dhe më 21 maj të këtij viti u vendos në arrest shtëpie. Por, ndërsa ngjarja në pamje të parë u duk si aksidentale apo u dyshua edhe për një vetëvrasje të mundshme, këqyrja e kufomës ngriti të tjera dyshime.

Shenjat e gjetura në trupin dhe kokën e viktimës kanë bërë që grupi hetimor të dyshojë se kjo mund të jetë një vrasje dhe se trupi i të riut para se të hidhej ne rezervuarin e Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër. Burime brenda grupit hetimor thanë se përveçse një person me precedentë penal, viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe njihej si një tip problematik.

Mbetet mister fakti se ai u arratis nga banesa dhe u largua në një distancë kaq të largët. Burimet për “Panorama” bëjnë me dije se në Lushnje nuk ka pasur një denoncim për zhdukje nga ana e familjarëve. Pas veprimeve të para në vendin e ngjarjes trupi i të riut u dërgua në morg ku pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Do të jetë mjekët që do të përcaktojnë nëse vdekja e 25-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij apo si pasojë e mbytjes. Për t’i dhënë fund ngjarjes enigmatike, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

U gjet i vdekur, 25-vjeçari u arrestua për zjarrvënie

I riu nga Lushnja që u gjet i vdekur në një rezervuar në Korçë, u arrestua nga Policia në fillim të muajit maj, i akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme. Ngjarja për të cilën akuzohej Fridman Xhaferraj u regjistrua më 19 shkurt, në parkimin e një qendre tregtare ku u dogjën 3 automjete. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregtare”, sqaroi Policia në atë kohë. Automjetet u dogjën rreth orës 03:15 të mëngjesit të 19 shkurtit në parkingun e jashtëm të qendrës tregtare që ndodhet në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë. Policia sqaronte se automjetet e djegura ishin te markave “Benz”, “Audi” dhe “Fiat”. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por pas hetimeve rezultoi se 25- vjeçari ishte zjarrvënësi. Nuk dihen arsye se pse i riu ndërmori një akt të tillë.

Etiketat e lidhura

Arrest shtëpiekorce
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.