Ishte në pritje të dënimit, shqiptari tenton vetëvrasje në burg në Itali
Gjatë pritjes për të marrë dënimin nga gjykata italiane një 30-vjeçar shqiptar, ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke prerë damarët. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Santa Maria Capua Vetere të Italisë. Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka qenë i vetëm në qeli kur tentoi për aktin e vetëflijimit. Sapo është parë nga punonjësit e sigurisë së burgut ai u ka kërkuar atyre që ta linin të vdiste. Sakaq, ata e kanë transportuar me urgjencë në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
KOHA JONË SONDAZH

