Ishte nisur për të furnizuar trupat ruse, treni që transportonte 40 rezervuarë me naftë hidhet në erë – ukrainasit e godasin me HIMARS
Inteligjenca ukrainase (SBU)) dhe ministria e Mbrojtjes kanë arritur të realizojnë një operacion tejet të suksesshëm, sa i përket zvogëlimit të kapaciteteve logjistike të ushtrisë ruse në rajonin e pushtuar ukrainas Zaporizhzhia.
Duke bashkëpunuar me grupe kolaboracioniste Tavria, ukrainasit shënjestruan një tren rus që ishte nisur nga Krimea dhe transportonte naftë për trupat e Putinit në rajonet tjera ukrainase, transmeton Telegrafi.
Operacioni filloi në afërsi të fshatit Oleksiyivka në qarkun Bilmatsky, kur SBU-ja ukrainase sabotoi binarët e trenit.
Kjo bëri që treni të del nga binarët derisa transportonte 40 rezervuar me naftë. Në një moment rezervuarët u përfshinë nga zjarri, kurse Tavria përdori sistemin raketor amerikan HIMARS për të goditur me precizitet rusët – duke shkatërruar lokomotivën dhe binarët, që u dha siguri që nafta nuk do të arrinte në destinacion.
Sulmi jo vetëm që shkatërroi rezervuarët e naftës në tren, por edhe binarët që çonin në pjesë tjera ku janë të shpërndarë trupat ruse, që po ballafaqohet me mungesë të ushqimit dhe naftë.
Українські воїни знищили російський потяг із 40 цистернами пального на Запоріжжі – джерела https://t.co/E925Lnei2Q pic.twitter.com/1YxMtkVHFL
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) December 15, 2024
/Telegrafi/