Ishte planifikuar për t’u zhvilluar më 12 qershor në Tiranë, shtyhet Ministeriali Ukrainë – Evropa Juglindore
Ministeriali Ukrainë – Evropa Juglindore, i planifikuar që të zhvillohej më 12 qershor 2026 në Tiranë, do të mbahet në një datë të mëvonshme.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se shtyrja vjen si pasojë e situatës së sigurisë në Ukrainë dhe e angazhimeve në këtë kuadër, të Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha, bashkëorganizator i Ministerialit të Tiranës.
Data e re e zhvillimit të Ministerialit do të bëhet e ditur në një moment të dytë.
KOHA JONË SONDAZH

