Ishte shoku i Gates, vetëdorezohet i kërkuari i Lazaratit

 

I shpallur në kërkim për ngjarjet e Lazaratit, 25-vjeçari, Klajdi Karamani është vetëdorëzuar sot në ambientet e Prokurorisë së Krimeve te Renda. Ai shoqërohej nga avokati i tij mbrojtës, Idajet Beqiri dhe pasi ka kontaktuar me oficeret e policisë gjyqësore dhe Prokurorisë i është dorëzuar organeve të rendit. Gjate deklarimeve para prokuroreve, i riu nga Lazarati ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe jetonte në Greqi dhe pas kthimit kishte vendosur të dorëzohej për t’u përballur me drejtësinë dhe për t’u mbrojtur para Gjykatës mbi akuzat që i janë ngritur.

Klajdi Karamani ndodhet në grupin e parë të të akuzuarve së bashku me Gate Mahmutajn, një ndër personazhet kryesorë të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, të cilët kane kërkuar  pak kohë më parë gjykim të shkurtuar. 25-vjeçari akuzohet nga Prokuroria për trafikim të lëndëve narkotike, por fakti se vendosi të dorëzohej vetë mund t’i sjellë atij lehtësira në gjykim.

SHKARKO APP