Ishte shpallur në kërkim për plagosje me dashje, arrestohet nga policia

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Fluturim Karamallari, i dyshuar për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” me shtetasin A. M, dhe “ Plagosjes së lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim” me shtetasin L. SH, vepra këto të parashikuara nga nenet 88- 1, 25 dhe 89- 25 të kodit penal. Sipas policisë në datën 13. 04. 2014, rreth orës 12.30, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i zjarrfikëses”, shtetasit Fluturim Karamallari në bashkëpunim me shtetasit A. L dhe A. Z, janë goditur me sende të forta për motive të dobëta me shtetasit A. M, L. SH dhe D. E,  pasi ishin grindur më parë në një lokal të zonës. Nga goditjet e marra janë dërguar në spitalin civil të Korçës shtetasit A. M dhe L. SH, me dëmtime trupore. Pas përkeqësimit të gjendjes së shtetasit A. M në spitalin e Korçës, për shkak të dëmtimeve të marra dhe në kokë, është nisur menjëherë për në spitalin e traumës në Tiranë. Pas dy ditësh A. M ka gjetur vdekjen. Menjëherë policia ka nisur hetimin dhe ka shpallur në kërkim Karamallarin. Në vijim të punës së bërë nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korcë, pas informacioneve të marra, që i dyshuari ishte fshehur në Përrenjas të rrethit Librazhd, ka realizuar sot arrestimin i tij. Materialet shtesë i kaluar Prokurorisë së Rrethit Korcë për veprime të mëtejshme. 

SHKARKO APP