Ishte shtruar me pneumoni, 85-vjeçarja nga Shkodra mposht koronavirusin

Nënë Limja, 85-vjeç nga Shkodra e cila ishte shtruar me pneumoni në spitalin Shefqet Ndroqi, ka mposhtur koronavirusin dhe sot është kthyer në banesën e saj.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale. Manastirliu thotë se ajo vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, por megjithatë ia ka dalë të shërohet.

Ajo thekson se deri më tani janë shëruar 605 qytetarë nga koronavirusi, nga 842 të infektuar në total.

“Nënë Limja, 85-vjeç nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, ja ka dalë të shërohet nga Covid 19 falëm përkushtimit dhe punës së palodhur të spitalit Covid 19

85-vjeçarja sot ka lënë spitalin dhe është kthyer pranë familjes. 10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, 605 të shëruar nga fillimi i epidemisë”, shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP