Ishte zhdukur 1 muaj më parë, gjendet kufoma e 63-vjeçares
Një kufomë e dekompozuar është gjetur nga ana e policisë në Malin e Tyrbes në Lezhë. Nga uniformat blu mësohet se kufoma i përket një 63-vjeçareje me iniciale A.Gj. banuese në Lezhë.
Nga verifikimet ka rezultuar se 63-vjeçarja ishte denoncuar e zhdukur nga bashkëshorti i saj Ll.Gj. rreth 1 muaj më parë, më datë 25 Shkurt. Ai kishte bërë kallëzim në polici për humbjen e bashkëshortes.
Por pavarësisht kërkimeve gjatë kësaj kohe, 63-vjeçarja nuk ishte gjetur nga shërbimet e policisë. Shkaqet e vdekjes së saj janë ende të papërcaktuara dhe për këtë do të pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.