Ishte zhdukur para 2 vitesh, Policia gjen trupin e pajetë të 24-vjeçarit. Saga e vrasjeve në familjen Lleshi

Klevis Lleshi ishte shpallur prej më shumë se 2 vitesh i zhdukur, dhe sot Policia e Shtetit ka gjetur trupin e pajetë. Trupi është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.

Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?