ISIS djeg të gjallë 17 luftëtarë kurdë në kafaze hekuri (FOTO)

Djegia makabre e pilotit jordanez nga ISIS nuk do të jetë e fundit. Duke parë tmerrin që përjetoi bota kur pa si u ekzekutua piloti, xhihadistët kanë vendour të shtojnë barbarinë. Në plan për ekzekutim me flakë të gjallë janë 17 luftëtarë kurdë.

Pas raportimeve se ata kanë pushtuar një tjetër qytet në Irak, kjo video e tyre tregon se si parakalojnë disa të burgosur kurdë.

Procesioni i frikshëm pritet në qytetin Kirkuk në Irak. Mediat thonë se ISIS tani ka një prezencë të fortë në këtë rajon të pasur me naftë.

SHKARKO APP