ISIS kërcënon Perëndimin:”Ky Shën Valentin do jetë i përgjakur”
“Ky Shën Valentin do të jetë i përgjakur”. Ky është kërcënimi që xhihadistët e ISIS i kanë bërë Perëndimit. Kërcënimi tyre është adresuar direkt për Presidentin amerikan Barack Obama, përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të gazetës “Newsweek” në rrjetin social “Twitter”. Hackerat e kanë identifikuar veten si “CyberCaliphate”.
“Mishel, ne po të vëzhgojmë ty, vajzën dhe burrin tënd! Tani që SHBA dhe satelitet tuaj vrasin vëllezërit tanë në Siri, Irak dhe Afganistan, ne do të shkatërrojmë sistemin e sigurisë elektronike kombëtare. Me lejen e Allahut ne do të vazhdojmë shkatërrimin e rrjeteve kompjuterike të Pentagonit dhe do të publikojmë dokumente sekrete nga Qendra e Sigurisë Elektronike të SHBA” – thuhej në mesazhin e hackerave. Pas kesaj jane marre masa ekstreme antiterror ne gjithe vendet perendimore. Gadishmeria eshte supermaksimale ne Britani e ne France.
KOHA JONË SONDAZH

