Islami: I bie që Rama të shpenzojë 1 milion lekë në ditë për 800 vjet

 

Deputeti Kastriot Islami ka llogaritur se “Rama ka një pasuri që për 800 vjet mund të konsumoje 1 milion lekë në ditë”.

Ja çfarë shkruan ai në statusin e tij në Facebook, ku e akuzon kryeministrin për tallje kundrejt shqiptarëve.

Statusi i plotë i Islamit:

“Po tallen, po poshterojne dhe ofendojne qytetaret…!!!!!!

Vetem Rama do te kete 8 makina JAGUAR kur seicila kushton 95 mije Euro, ose te gjitha bashke kushtojne 1.1 miliard leke…Vetem per Ramen me familjen e tij do te konsumohen 1.1 miliard leke per transport nga buxheti i shtetit…A e kuptoni se cfare tallje i ben qytetareve!!!??? Dhe keto jane shume pak po te kemi parasysh 600 milion euro te vjedhura nga CEZ, pra nga xhepat e qytetareve permes faturave te dritave…Per te mos harruar edhe pasurine prej 200 milion euro qe zoteron Rama dhe ja nxorri OSBE permes informacionit te brendshem…Qe ta kuptoni se cfare perfaqson kjo pasuri beni nje llogari te thjeshte: I bie qe Rama dhe familja e tij te konsumojne per 800 vjet, cdo dite nga 1 milion leke ne dite…!!!!”.

SHKARKO APP