Ismail Kadare vendos lule tek Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ishte sot në qytetin e Pogradecit, ku së bashku me bashkëshorten e tij, Helenën, vendosën lule tek bustet e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit.
Shkrimtari Kadare shoqërohej nga kryebashkiaku Eduard Kapri, i cili dha edhe përshtypjen e tij, në profilin në FB.
“Pogradeci gjithnjë krenar për Lasgushin dhe Mitrushin, por sot edhe më shumë me këtë mik të veçantë, viganin e letrave shqipe. Privilegj i madh për mua të përkujtoj shkrimtarët e mëdhenj të qytetit tonë me Ismail Kadarenë”, shkruan kryebashkiaku Eduart Kapri.