Itali, 25 vjeçarja shqiptare gjendet pa ndenja pranë italianit të vdekur

Pasi nuk iu përgjigj në telefon punëdhënësi dhe nga heshtja e pazakontë, shkoi dhe trokiti në banesën e tij.

Trokitjes në derë nuk iu përgjigj askush, ndërsa nga dritarja pa të shtrirë në krevat dy trupa.

Aty ishte pronari i kompanisë ku punonte. Giuseppe Ostuni, 54 vjeç, u gjet i vdekur, ndërsa 25 vjeçarja shqiptare, identiteti i të cilës nuk dihet, u gjet në gjendje kritike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë policia dhe ambulancat. Për burrin nuk u bë dot asgjë, ndërsa gruas iu dha ndihma e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas trajtimit paraprak, shqiptarja u dërgua në spitalin “Santa Maria delle Croci” në Ravenna. Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme (14 tetor) në rrugën “Trieste”.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të rrjedhës së gazit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?