Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Itali, 7% e grave të dhunuara janë shqiptare

Aktualitet E hënë, 25 Nëntor 2019 14:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

7% e grave të dhunuara në Itali janë me shtetësi shqiptare. Për nga numri ato renditen të tretat në komunitetin e grave të huaja pas atyre me shtetësi rumune me 24% të rasteve e marokene me 12 %.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, autoritetet italiane kanë shpërndarë të dhëna shokuese mbi numrin e grave të dhunuara apo të mbetura viktimë nga bashkëshorti apo partneri i tyre,

Çdo ditë në Itali, në çdo 15 minuta 88 gra janë viktimë e akteve të ndryshme të dhunës. Gjatë 10 muajve të parë të 2019,  94 gra kanë mbetur viktimë nga një afërm i tyre, bashkëshorti, partneri apo një familjar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në 2019, 22 % e viktimave janë gra emigrante. Në 74% të rasteve autori i krimit është italian e në rreth 26% është me origjinë të huaj. Një në çdo dy gra viktima, lë jetim fëmijë të mitur e në 18% të rasteve autori i krimit vetëvritet. Në 36% të rasteve arma e krimit është armë e ftohtë, në 18% është armë zjarri, në 27% një mjet i fortë  e në 18% të rasteve shkaku i vdekjes është marrja e frymës. Në 81% autori i krimit është një familjar e 63% është një ish partner.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Një emergjencë publike” i ka komentuar këto statistika Presidenti i Republikës Sergio Mattarella duke shtuar se “koshienca që rëndon ndaj këtij fenomeni rritet çdo ditë e institucionet publike duhet të bëjnë më shumë”.

Gratë e dhunuara apo viktima të dhunës kanë histori tragjike sa të ndryshme po aq të ngjashme me njëra-tjetrën. Xhelozia, vendimi për të mbyllur raportin apo për t’u ndarë nga bashkëshorti bëhet motivi fatal i vdekjes së tyre.

Mund t'ju interesojë

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 28 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 10 orësh

Nga janari i 2019 RTV Ora ka përcjellë ngjarje e histori të disa grave shqiptare, emigrante në Itali viktima të këtij fenomeni.

Histori më tronditëse është ajo e 14 gushtit të 2019 kur në një operacion të Policisë së Kozencës u arrestuan 5 persona. të gjithë shtetas italianë, me akuzën e dhunës seksuale. Për 10 vite rresht ndaj një gruaje shqiptare, e martuar e nënë e një djali 5 vjecarë, e cila banonte në komunën Corigliano Rosano në provincën e Kozencës. Arrestimi i tyre u bë pas denoncimit të saj .

Për 10 vite rresht ajo i është nënshtruar një dhune seksual me metoda nga më të ndryshme sadomaz , nga i dashuri i saj e 4 miqtë e tij , nën kërcënimin se do t’i rrëfenin bashkëshortit tradhtinë e saj, do t’i vrisni  dhe djalin, e do të shpërndanin në internet video të raporteve seksuale me të.

Më 27 maj një qytezën Paullo në provincën e Milanos një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin shqiptar në Itali, Një 68 vjeçar shqiptar goditi duke e plagosur rëndë më cekin në kokë bashkëshorten e tij 65 vjeçare. Më 26 mars në komunë Suzzara të Mantovës një 48 vjeçarë shqiptar plagosi rëndë duke e goditur disa herë me thikë, bashkëshorten e tij 37 vjecare, Motivi ishte kërkesa e divorcit e asistenca ekonomike që ai duhej të paguante për 3 fëmijët e tij.

Dhuna shkakton dhe kudër reagime ekstreme. Siç është rasti i 24 vjeçares shqiptare, Aurela Perhati, banuese në komunën Ovada në provincën e Alessandrias. Ajo u arrestua nga autoritetet italiane e akuzuar se ka aksidentuar për vdekje 53 vjecarin italian Massimo Garitta. Ngjarja ka ndodhur në natë e 31 dhjetorit duke u gdhirë data 1 janar 2019, e sipas rrëfimit të shqiptares viktima është përpjekur ta dhunoj seksualisht duke e detyruar të zbres nga automjeti në një zonë të izoluar. Ajo ka mundur të largohet e gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar,

Dhuna fizike e psikologjike ndaj grave në shumicën e rasteve ushtrohet brenda mureve të shtëpisë, Gra të shndërruar në skllave, të pafuqishme për të reaguar e pamundësinë për të kërkuar ndihmë.

Më 27 janar  2019 autoritetet italiane arrestojnë babë e bir 54 e 20 vjec me akuzën e sekuestrim personi, dhunë e keqtrajtim në familje ndaj një shtetase maqedonase 19 vjeçare e fejuar prej pak kohësh me djalin kosovar. Kjo histori dashurie ishte shndërruar në një inkub fizik e psikologji, ku i fejuari e vjehrri e shndërruan në shërbëtore të tyre nën kërcënime fizike e psikologjike. Duke i sekuestruar pasaportën e telefonin. Hetimet e ekzekutimi i operacionit të policisë italiane u ekzekutua pas denoncimit të familjarëve të vajzës nga Maqedonia.

Vetëm pak ditë më parë më 18 nëntor 2019, një 38 vjeçare shqiptare u gjet nga forcat e policisë në gjendje të rëndë në rrugë në një qytezë në provincën e Caseertas, Ajo ishte dhunuar fizikisht e kishte pirë benzinë e detyruar nga i dashuri i saj.

Dhuna fizike, psikologjike apo dhe krimi jo pak herë ushtrohet dhe në prani të fëmijëve. Vetëm një ditë më parë më 24 nëntor 50 vjecari shqiptar L.P është vënë nën pranga nga autoritetet italiane për dhunë në familje. Ai ka goditur me zinxhirë hekuri gruan e djalin e tij pasi i mohonin t’i jepnin para për të luajtur me slot machine. Ngjarja ka ndodhur në komunën Liverano në provincën e Lecces.

Autoritetet italiane informojnë se gjithnjë e në rritje është dhe fenomeni i stalking. Gjatë vitit 2018 janë regjistruar 14.871 denoncime, gati 4,4 % më shumë se viti 2017.

Etiketat e lidhura

7% e graveitali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 27 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 28 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.