Itali, arrestohet 29-vjeçari shqiptar me mbi 414 kg hashash

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, pasi policia zbuloi mbi 414 kilogramë hashash të fshehura në disa ambiente të përdorura si magazina në zonën mes Guidonia Montecelio dhe Romës.

Operacioni u zhvillua nga efektivët e Seksionit VII Antidrogë të Skuadrës së Lëvizshme të Romës, të cilët prej kohësh kishin vënë nën vëzhgim të riun.

Sipas autoriteteve, 29-vjeçari u ndalua teksa po përpiqej të ngarkonte në automjet disa valixhe. Gjatë kontrollit të tyre u gjetën rreth 98 kilogramë hashash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimi vijoi me kontrollin e të riut, të cilit iu gjetën disa çelësa. Policia konstatoi se ato hapnin ambiente të tjera në Guidonia dhe Romë, ku u zbuluan sasi të mëdha droge, materiale paketimi dhe frigoriferë të përdorur për ruajtjen e lëndës narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ambientet e kontrolluara u gjetën gjithashtu shënime të shkruara me dorë, të cilat dyshohet se përmbanin të dhëna mbi sasitë e drogës të magazinuara dhe të lëvizura.

Në total, policia sekuestroi më shumë se 414 kilogramë hashash. Sipas hetuesve, droga mund të gjeneronte mbi 4 milionë euro nëse shitej në tregun me pakicë.

29-vjeçari akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin. Gjykata italiane ka vleftësuar arrestimin dhe ka caktuar masën e arrestit në burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?