Itali, arrestohet shqiptari dhe rumunia që trafikonin të mitura nga burgu
Mediat italiane kanë njoftuar arrestimin e dy personave që akuzohen për trafikimin e të miturave nga Lindja me qëllim prostitucioni. Njëri prej dy të arrestuarve është dhe shqiptari Besnik Metushi, 28 vjeç. Ndërsa gruaja është Corina Elena Vasilas, 35- vjeç, me origjinë nga Rumania, banuese në Torino.
28-vjeçari nga Shqipëria që mbahet në burg, është një nga autorët, që së bashku me Lorenc e Florind Marinin (të ekstraduar së fundmi në Itali), vranë një polic gjatë një grabitjeje në janar të 2013-ës.
Gjatë hetimeve që nisën për vdekjen e policit Hugh Canozzi, janë zbuluar të ardhurat e konsiderueshme të krijuara nga dy vëllezërit dhe gruaja rumune.
Gruaja nga Rumania rekrutonte të rejat nga Europa Lindore, ndërsa Metushi ishte ai që i kontrollonte.

KOHA JONË SONDAZH

