Itali, ekzekutohet 54-vjeçari shqiptar teksa dilte nga shtëpia

­Një shqiptar 54-­vjeçar është vrarë me armë zjarri në Torino të Italisë nga dy persona ende të paidentifikuar.

Fadil Mema humbi jetën nga breshëria e plumbave që u zbrazën nga një kallash teksa po dilte nga banesa me qëllim të shkonte në punë.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa vrasësit që dyshohen të kenë qenë dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohen nga policia.

SHKARKO APP