Itali, emigranti shqiptar gjendet i plagosur në rrugë
Një emigrant shqiptar, i moshës 28-vjeçare është plagosur me thikë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Romairone, të Genova.
I riu u gjet i larë në gjak në rrugë nga një efektiv policie që po patrullonte.
Ai u dërgua në spitalin ‘Villa Scassi’, ku ndodhet në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të marra në kraharor dhe këmbë.
I ri nuk jeton në Genova, por po rrinte prej disa kohësh tek i vëllai, i cili është emigrant i rregullt.
Ndërkohë policia po bën këqyrjen e kamerave të zonës, për të parë nëse ngjarja është filmuar nga ndonjëra prej tyre.
KOHA JONË SONDAZH

