Itali, goditet banda shqiptare për 114 grabitje

Policia italiane e qytetit të Trentos ka ekzekutuar sot urdhër-arrestet ndaj 20 shtetasve shqiptarë, anëtarë të një bande kriminale e specializuar në grabitje banesash e objektesh.

Sipas policisë italiane, kjo bandë është autore e 114 grabitjeve të kryera në territorin italian.

Pesë anëtarë të saj janë arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprës penale të grabitjes, ndërsa 7 anëtarë të tjerë të bandës janë identifikuar në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, tre shqiptarë të tjerë të bandës janë shpallur në kërkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë operacionit, policia italiane ka sekuestruar 25 mijë euro, disa qindra monedha ari, objekte të ndryshme të shtrenjta si dhe një pistoletë me 2 karikatorë e 21 plumba,e cila rezulton e vjedhur më vitin 2015 në një banesë në komunën Riva del Garda.

Vlera e materialit të vjedhur i kalon 200 mijë euro.

Teksa pritet gjithashtu një konferencë shtypi e komandës së përgjithshme të policisë së Trentos, ku do të jepen edhe më shumë detaje mbi këtë bandë grabitësish shqitparë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?