FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Itali, Guardia di Finanza sekuestron 10 tonë perime nga Shqipëria

Guardia di Finanza Italiane ka vënë në sekuestrim 20 tonë perime të ardhura nga Shqipëria. Janë speca, domate e patëllxhanë, të cilat shiteshin në Itali sikur të ishin prodhime “made in Itali”.

Operacioni i mashtrimit u identifikua pas një kontrolli në territor nga reparti operativ i Guardia di Finanza italiane në Molfetta.

Gjatë kontrollit të një automjeti tip TIR i drejtuar nga një shofer shqiptar u zbuluan kutia me perime mbi të cilat ishte shkruar “made in Itali”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Malli kishte si destinacion tregun e shitjes në rajonin e Venetos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrolli i dokumentacionit shoqërues të kutive me perime zbardhi mashtrimin.

Rreth 20 tonë perime të ardhura nga Shqipëria  të një kualiteti mjaft të mirë, u vunë nën sekuestrim ligjor.

Përgjegjësit e këtij trafiku të parregullt produktesh, si kompania kontraktuese e ajo transportuese janë sinjalizuar në Prokurorinë Italiane e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?