Itali, kapen 3 tonë drogë, vinte nga Shqipëria e Amerika Latine (FOTO)

Mëngjesin e sotëm policia italiane ka shkatërruar një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria dhe Amerika Latine në drjetim të Italisë.

Pas hetimeve dyvjeçare, të kryera me ndihmën e teknologjive më të sofisktikuara dhe të satelitëve, sot janë lëshuar dhe zbatuar 33 urdhër-arreste për anëtarët e bandës.

I njohur si “klani i ciganëve”, grupi kishte bazë në Kalabri, ndërsa vepronte në rajone të ndryshme të vendit fqinj, nga Pulia në jug deri në Lombardi dhe Piemonte në veri.

Sipas mediave lokale, agjentët kapën mbi 3 tonë drogë, sasi që pas përpunimit dhe shpërndarjes do të sillte rreth 45 milionë euro fitime.

Organizata kishte kanale furnizimi me çmime konkurruese për disa lloje lëndësh narkotike.

Kanabisi dhe mariuana vinin nga Shqipëria, ndërsa heroina dhe kokaina nga Amerika Latine.

Për të parë videon klikoni KETU

SHKARKO APP