Itali, kapet shqiptari me 30 kg heroinë: Mendova se ishte miell (Foto)

 

Një 56-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Padovas pasi u kap me 30 kg heroinë. Zbulimi i drogës nga autoritetet italiane ishte rastësor, ndërsa shqiptari ka thënë se kishte menduar që ishte miell. Pas informacioneve të policisë lidhur me dy canta që ndodheshin në një depozitë, është pritur rreth 10 orë që të shkonte dikush t’i merrte. Dhe pritja e gjatë ia ka vlejtur. Në vendin ku ishin cantat me heroinë, është afruar shqiptari. Policia ka bërë arrestimin e tij, ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e linjës se nga vinte droga.

SHKARKO APP