Itali, masakër në Gjykatën e Milanos,dy të vrarë, disa të plagosur

 

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga disa të shtëna me armë në Gjykatën e Milanos. Corriere della Sera shkruan se autor është Claudio Giardiello, i akuzuar për mashtrim financiar. Bëhet e ditur se ai ka nisur të qëllojë sapo avokati i tij mbrojtës deklaroi se kishte hequr dorë nga çështja. Giardiello ka qëlluar ndaj një dëshmitari, gjyqtarëve dhe disa personave të tjerë që gjendeshin në pjesën e rezervuar për publikun. Njëri prej viktimave është gjyqtar. Pas kësaj, autori është larguar.

SHKARKO APP