Itali, sekuestrohen 600 kg drogë arrestohet një shqiptar

 

Një grup i cili merrej me trafikimin e lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia italiane në Lessina. Në pranga kanë rënë 6 bullgarë dhe shqiptari i identifikuar si Klodian Paluci.

Mediat italiane bëjnë me dije se të 7 personat u kapën në një banesë të braktisur e cila ishte kthyer në një laborator për përpunimin e lëndës narkotike.Gjatë kontrollit në magazinë, u gjetën rreth 600 kg  kanabis sativa, rreth 20 kg marijuanë e tharë gati për paketim, si edhe një çifte gjahu që rezulton e vjedhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej kohësh grupi ishte pjesë e hetimeve ndërsa policia arriti t’i kapte në flagrancë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Itali, sekuestrohen 600 kg drogë arrestohet një shqiptar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?