Itali, shkatërrohet banda shqiptare e drogës, 7 të arrestuar
Policia Financiare e Varese ka shkatërruar sot një organizatë kriminale, që merrej me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës nga Shqipëria, në Itali.Operacioni, i koordinuar nga prokurori i Milanos Luigi Luzi, çoi në arrestimin e shtatë personave. Urdhëra- arrestet e lëshuara nga gjykatësi në Milano u shoqëruan me konfiskimin e 46 kilogramë kokainë, 189 kilogramë marihuanë dhe 5 kilogramë heroinë, një pistolete dhe 9 makinave. Grupi ishte i përbërë kryesisht nga shqiptarë. Organizimi kishte përdorur korrierë për transportin e drogës, të fshehura brenda një makine, nga Shqipëria në Lombardi. Droga ruhej pastaj në disa magazina të siguruara nga bashkëpunëtorë italianë në Sesto San Giovanni dhe Sedriano, në provincën e Milanos, dhe Robbio (Pavia), për t’u shitur më pas në rrethinat e Milanos.
KOHA JONË SONDAZH

