Itali, shqiptari kapet me qindra kilogramë marijuanë

Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, pasi i kanë gjetur në banesë rreth 150 kilogramë marijuanë.

Sipas medieve italiane, në pranga ka rënë Dritan Lula, 38 vjeç. Ai u arrestua nga karabinerët në Pavia, në Lombardi.

Gjatë kontrollove të kryera pas arrestimit, policia gjeti në makinën e shqiptarit edhe 5 kilogramë të tjera marijuanë.

Droga: albanese aveva oltre 150 chili marijuana, arrestato

Së bashku me lëndën narkotike, në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi 38-vjeçarit edhe një armë gjahu dhe një pistoletë.

Ai akuzohet tashmë për dy vepra penal; trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.(Express)

SHKARKO APP