Italia dëbon 23-vjeçarin shqiptar

Matteo Salvini, ministri i Brendshëm italian ka firmosur dekretin për dëbimin e një emigranti shqiptar nga Kosova për motive sigurie.

23-vjeçari shqiptar është konsideruar nga italianët si person i rrezikshëm për sigurinë e vendit, pasi pretendohet se ishte i lidhur me ekstremistët islamikë.

Në vitin 2015, 23-vjeçari shqiptar ishte dënuar nga Italia po ashtu për motive sigurie dhe po ashtu për propagandë aktive në internet në favor të shtetit islamik i nxitur nga Xhihadi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e inteligjencës italiane kishin vërtetuar dhe lidhjet e tij virtuale me elementë të grupeve terroriste në Siri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por megjithë urdhrin e dëbimit që ishte në fuqi për 10 vite që nga 2015-ta, 32 vjeçari shqiptar kishte hyrë në Itali më 2 nëntor të këtij viti.

Ai është pikasur dhe identifikuar në Milano dhe u arrestua për shkelje të urdhrit të dëbimit dhe brenda disa orësh u bë riatdhesimi i tij.

Që nga viti 2015-të, Italia ka dëbuar 349 persona, ku 112 janë dëbuar vetëm gjatë 2018-ës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?