Italia dëbon shqiptarin “terrorist”

Placeholder Image

Në shtetas shqiptar dhe një tunizian u preken nga dekretet e dëbimit me motiv: “parandalimin e terrorizmit”, të nënshkruar nga ministri italian i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri, i cili deklaroi se që nga fillimi i vitit dëbimet e këtij lloji kanë qenë 7, ndërsa gjatë vitit të kaluar gjithsej 66. Ai shtoi se “për sigurinë e qytetarëve kush nuk respekton ligjet dhe rregullat tona, dëbohet”.

Mesa dihet shtetasi shqiptar i prekur nga dekreti i dëbimit banonte në Pozzo D’Adda në zonën e Milanos dhe ishte i pajisur me lejeqëndrim për arsye familjare. Është vërtetuar se ai bëntë pjesë në rrjetin social Facebook në një grup me frymëzim të qartë antiperëndimor dhe se kohët e fundit, bëjnë të ditur autoritetet, duket se kishte idenë për t’u bashkuar me forcat xhihadiste të ISIS. Ndërsa shtetasi tunizian ishte autor i një deklarate në mbështetjet të atentateve vetëvrasëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti i më i afërt i shtetasve shqiptarë të dëbuar për këtë arsye nga Italia është regjistruar në gusht të vitit të kaluar. Atëhere u dëbua një çift me banim në Perugia që pati shprehur simpati dhe mbështetje për xhihadin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?