Italia nuk heq dorë nga kampi në Gjadër, ministri i Brendshëm zbulon planin

Edhe pse ka gjykatat e vendit kundër, qeveria italiane nuk heq dorë dhe është në pritje të vendimit të Gjykatës së Kasacionit, sa i takon çështjes së transferimit të emigrantëve në qendrat shqiptare në Gjadër. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedozi ka sqaruar se qendrat e ngritura do të përdoren në vartësi të nevojave.

“Trajtimi i çështjes në Gjykatën e Kasacionit ka nisur. Të presim dhe do të shohim. Aktualisht jemi në një periudhë ku nuk ka një nevojë urgjente për të aktivizuar qendrat”, ka thënë ministri. Piantedozi ka theksuar se, në muajt e fundit zbarkimet e emigrantëve kanë rënë ndjeshëm dhe në bazë të evolucionit të fenomenit do të merret një vendim.

Shefi i punëve të brendshme të vendit fqinj ka komentuar edhe lajmet e pakonfirmuara që kanë qarkulluar në media, se një nga dhomat e kampit të Gjadrit ishte kthyer në strehë për qentë.

SHKARKO APP