Italia shkundet sërish nga tërmetet e fuqishme

Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar sërish në Italinë Qendrore. Të dhënat e para flasin për një tërmet me fuqi prej 6.1 ballësh.

Nëse madhësia e këtij lloji konfirmohet, atëherë është më e larta e regjistruar deri më tani në Itali gjatë muajve të fundit.

Tërmeti ka rënë në orën 07:41, dhe ka pasur epiqendër zonën pranë Norcias me thellësi 10 km. Mediat italiane raportojnë për shembje ndërtesash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht raportohet për shembjen e një kishe në Tolentino. Të paktën dy persona janë nxjerrë nga banesat e shembura. Në Norcia është shembur një katedrale, raporton Oranews.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tërmeti shkatërrimtar i gushtit ishte me një fuqi prej 6.0 ballësh. Tërmeti i ri ka ngjallur frikë tek njerëz.

Nuk raportohen ende për viktima.

Zona qendrore e vendit u godit edhe pak kohë më parë nga tërmete të fuqishme duke lënë më shumë se 200 viktima, kryesisht në Amatriçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?