Italia: Shqiptarët të specializuar në trafikun e drogës
Ngarkesa e fundit prej 1.2 ton kanabis sativa e nisur nga Shqipëria që u kap dje në brigjet italiane, ka bërë që mediat e vendit fqinj të shkruajnë sërish për trafikun e drogës nga trafikantët shqiptarë.
Konkretisht, “Il Giornale” shkruan se janë shumë kanale që bëjnë të mundur funksionimin e transportit të drogave të ndryshme, si heroina, kokaina dhe marijuana.
“Interneti luan një rol jo pak të rëndësishëm, -shkruan media italiane, – ku bëhen porosi online për sasi të ndryshme droge e që më pas trafikantët shqiptarë i trafikojnë me rrugë detare por edhe ajrore vitet e fundit”.
Duke shtuar se “Rruga e Ballkanit” është një nga korridoret më të përdorura nga trafikantët. Ku rolin kryesor e kanë shqiptarët, si furnizuesit më të mëdhenj të drogës në këtë rajon.
Shkrimi bazohet mbi një raport të Antimafias italiane. Në atë që thekson gazeta italiane, përveç dy rrugëve kryesore atë tokësore dhe detare, tani është dhe rruga nga ajri me avionë të vegjël. Po ashtu një tjetër veçori është për përdorimi i internetit, sidomos për të bërë porositë.
“DEA amerikane e ka bërë të qartë, shqiptarët janë specializuar mjaftueshëm për mos t’iu frikësuar distancës së madhe të ngarkesave nga njëra pikë në tjetrën. Bandat shqiptare kanë përdorur edhe metoda të tjera transporti, mjaft të zgjuara, duke modifikuar avionë të vegjël për të transportuar drogën”,- shkruan ndër të tjera “Il Giornale”.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë gjithashtu se nuk ka asnjë të dhënë rreth identitetit të trafikantëve, por besohet se ata janë shqiptarë.
Trafikantët u diktuan dje nga policia kufitare italiane dhe hodhën në det ngarkesën e drogës për t’u larguar me shpejtësi.
Ata ndaluan skafin në një prej brigjeve italiane dhe më pas u larguan me këmbë. Kanabisi i hedhur në det u sekuestrua nga policia italiane, ndërsa trafikantët u arritsën me skaf.
KOHA JONË SONDAZH

