Italia si Anglia, kërkon që të burgosurit të vuajnë dënimin në Shqipëri

Njlë tjetër marrëveshje, synon Italia që të firmosë me Shqipërinë. Kjo ka të bëjë që të burgosurit shqiptarë në Itali të mund të vuajnë dënimin në vendin e tyre në këmbim të formimit profesional. Kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo, i pranishëm në Komisionin e Drejtësisë, foli për mbipopullimin e burgjeve në Itali.

“Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar të burgosur në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tij. Kjo na erdhi në mendje për të bërë të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: të mos dërgojmë para në Shqipëri, por të ofrojmë shërbime të tipit penitenciar”.

Sipas tij, aktualisht në burgjet italiane ndodhen 60814 të burgosur, me një rritje me rreth 400 të burgosur më shumë çdo muaj.

SHKARKO APP