Italiani 50-­vjeçar ther për vdekje prostitutën shqiptare

­ Një italian 50-­vjeçar ka vrarë një prostitutë shqiptare të moshës 30 vjeç.

Krimi i rëndë ka ndodhur në periferi të Pavias, në rrugën Cremona, në banesën e viktimës.

Nga hetimet paraprake mësohet se burri e ka qëlluar disa herë në trup me thikë gruan e re.

Pas kësaj, mësohet se 50-­vjeçari ka drejtuar thikën ndaj vetes me qëllim të vetëvritet, por ka përfunduar vetëm me disa gërvishtje. Pak para se të jepte frymën e fundit, viktima ka telefonuar 113­n për të njoftuar se dikush e ka qëlluar me thikë.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti patrulla e policisë dhe ndihma e shpejtë, por nuk mundën të mbanin në jetë 30-­vjeçaren shqiptare. Kurse italiani është dërguar në gjendje shoku në Poliklinikën San Matteo të Pavias.

 

SHKARKO APP