Italiani i shkon në ndihmë fqinjit shqiptar, dy të vdekur në Romë

Një shqiptar dhe një shtetas italian humbën jetën tragjikisht pasi i zuri korrenti. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme në Velletri, pranë Romës. Sipas informacioneve të para të karabinierëve, muratori shqiptar 48 vjeç kishte montuar skelën para shtëpisë për të nisur punimet ditën e sotme.

Viktima Zigur Badej dhe italiani Marco Alfano, 56 vjeç u gejtën të vdekur poshtë skelës.

Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar për trupat e pajetë të viktimave

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve shqiptari Zigur Badej po përfundonte së montuari skelën përpara shtëpisë për të nisur më pas rregullimet. Duket që duke montuar skelën metalike ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke pasur më pas dhe shkarkim elektrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ta ndihmuar ka shkuar fqinji i tij, Marco Alfano, i cili edhe ai ka gjetur vdekjen nga shkarkimi elektrik.Të dy janë rrëzuar më pas nga disa metra lartësi dhe kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, shkruajnë mediat lokale në Romë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?