Italiani ngujohet te dera e ambasadës Shqiptare në Romë: Më jepni azil të shpëtoj djalin

 

Janë me mijëra shqiptarë që kërkojnë azil në vende të ndryshme të BE-së.

Por ka edhe shtetas të BE-së  që kërkojnë azil në Shqipëri

Një italian thotë se nuk do të lëvizë nga dera e ambasadës shqiptare në Romë deri sa të pritet nga konsulli shqiptar.

Italiani  nuk ka gjetur asnjë ndihmë nga ana e komunës së Latinas as edhe nga institucionet italiane për të shpëtuar fëmijën e tij të sëmurë. Kjo gjë e ka shtyrë atë që të ndryshojë planet.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar djalin e sëmurë në zemër dhe në rrezik për jetën, është që të kërkojë azil në Shqipëri për t’i mundësuar djalit që të kurohet në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Këtë gjë atij ai thotë se e bën për shkak të gjendjes financiare, pasi trajtimi i kësaj sëmundje në spitalin “Nënë Tereza” është më i lirë në krahasim më atë të spitaleve italiane.

Ndërkohë, babai i djalit të sëmurë ka bërë apel në mediat italiane që rasti i tij të ndihmohet, sidomos nga Ambasada Shqiptare në Romë.

SHKARKO APP