Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 11:55 Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë shoqëruar nga policia malazeze në Kotor, pas një incidenti të ndodhur gjatë një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Italo-shqiptarët, Alfred Mirashi dhe Helidon Xhixha nderohen me çmimin e karrierës në Wuhan të Kinës

Aktualitet E diel, 3 Nëntor 2024 18:13
Italo-shqiptarët, Alfred Mirashi dhe Helidon Xhixha nderohen me çmimin e karrierës në Wuhan të Kinës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Alfred Mirashi dhe Helidon Xhixha nderohen me çmimin e karrierës në Wuhan të Kinës, kjo është një ngjarje për artin italian, sa ç’është edhe për krenarinë shqiptare, të drejtën për t’u mburrur dhe krenuar me atë që kanë arritur këto artistë, vepratë e të cilëve u pritën me polemika në Shqipëri dhe u përcollën me famë ndërkombëtare nga kritika.

Kina e madhe e traditave, historisë, kulturës dhe artit u ka dhënë jo vetëm çmime të rëndësishme, por u ka rezervuar vend të privilegjuar për artin e tyre, si një art të madh.

Artistët shqiptarë, ata të cilët lindën në vendin e vogël të ëndrrave të mëdha, për t’u rritur artistikisht dhe për të sunduar dhe përfaqësuar me famën e artit italian, kësaj here kanë marrë vend nderi për artin e tyre të madh në Kinën e madhe. Janë vlerësuar prej saj me çmimin prestigjioz të karrierës, me çfarë ata nderojnë Shqipërinë që i lindi dhe Italinë që i rriti.

Alfred Mirashi dhe Helidon Xhixha morën vlerësime, dhe gëzuan të drejtën që skulpturat e tyre konceptuale të jenë përgjithmonë të vendosura përballë muzeut gjigand të qytetit, të jenë përgjithmonë aty, ajo çfarë ata skalitën me mendje dhe formësuan me shpirt.

Ka mbërritur përmes mediave kineze, italiane dhe jo vetëm, atmosfera e ceremonisë madhështore të artit të Bienales së Wuhan 2024 ku lajmi i madh mori dhenë dhe artistët tanë kapluan botën.

Tre artistë, dy italo-shqiptarët, Alfred Mirashi dhe Helidon Xhixha, dhe kinezi Fu Zhongwang, morën çmimin për arritje jetësore “Çmimi i Kontributit të Bienales së Wuhan”.

Artistët fitues u ftuan gjithashtu edhe ne dy universitetet, atë të Beijing e Jinan, për artet publike, ku ata folën për përvojat e tyre personale, për rrugëtimin krijues, për sfidat artistike dhe vlerësimin që ju rezervua atyre, duke patur veprat para muzeut më të madh të artit në Wuhan.

Ajo që mbetet për t’u vlerësuar dhe nënvizuar, është fakti se dy artistë me origjinë shqiptare, Alfred Mirash dhe Helidon Xhixha, përfaqësojnë si fitues në Kinën e madhe të traditave, të kulturës dhe artit, Italinë, atë që u bë për ta atdheu i dytë dhe realiteti i ëndrrave të tyre artistike.

Jo çmimet, por arritja artistike, janë ato që e lartësojnë panteonin ku ata vendosin emrin e tyre, veprën dhe shpirtin krijues. Alfred Mirashi vijon të hapë dyert e famës me çelësat e tij të përdredhuar, ndërsa Helidon Xhixha, vezullon gjithnjë e më shkëlqimshëm me format e tij të lëmuara, ku përthyhet drita e derdhen të ngjyrshëm qiejt.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë ceremonisë madhështore artistike u mbajt edhe një simpozium akademik me temë “Rruga Kineze e Bienales”. Shumë ekspertë, studiues dhe artistë në fushën e artit u mblodhën për të diskutuar tendencat më të fundit të artit bashkëkohor ndërkombëtar dhe për t’u fokusuar në hijeshinë unike dhe karakteristikat e reja të zhvillimit të Bienales së Wuhan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Key of Wuhan di Milot 2024

Key of Wuhan di Milot 2024

“Urban Fluidity – 2024 Wuhan Biennale”, i sponsorizuar nga Muzeu i Artit Wuhan nën drejtimin e Departamentit të Publicitetit të Komitetit Komunal të Wuhan CPC dhe Byrosë Komunale të Kulturës dhe Turizmit në Wuhan, është ekspozuar në pavijonin Qintai dhe pavijonin Hankou të Wuhan. Muzeu i Artit.

Mund t'ju interesojë

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Para 32 minutash
Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Para 33 minutash
Bie niveli i liqenit të Kukësit, dalin në dritë rrënojat e qytetit të vjetër

Bie niveli i liqenit të Kukësit, dalin në dritë rrënojat e qytetit të vjetër

Para 40 minutash

Ekspozita bashkon më shumë se 200 vepra nga mbi 140 artistë dhe të huaja. Kjo binale nuk është vetëm një ngjarje e artit bashkëkohor të klasit botëror, por edhe një manifestim i përqendruar i vitalitetit të zhvillimit kulturor të qytetit. Që nga hapja e saj më 5 tetor, Bienalja e Wuhan 2024 ka tërhequr audiencë nga vende të ndryshme për të “eksploruar” botën e artit.

L’opera di Xhixha

L’opera di Xhixha

E përqendruar në temën e “Rrjedhshmërisë Urbane”, Bienalja e Wuhan-it 2024 i përmbahet të qenit të bazuar në qytet dhe adreson kohët bashkëkohore, duke mbledhur arritje inovative në artet pamore nga një këndvështrim ndërkombëtar, dhe duke interpretuar rrjedhshmërinë e kulturës dhe rrjedhshmërinë e qytetit nga një këndvështrimi artistik. Ekspozita është e ndarë në pesë seksione: “Gjurmimi i origjinës së venës kulturore”, “Takimi në kufi”, “Në kërkim të dritës së zbehtë”, “Kodimi i së ardhmes” dhe “Sfera e qenieve të gjalla”. Format e punimeve përfshijnë pikturën, skulpturën, instalimet e plota, video dhe media dixhitale etj. Ndërkohë, ai përfshin përzierjen e mediave, zgjerimin e materialeve, aplikimin e teknologjisë dixhitale dhe pjesëmarrjen e inteligjencës artificiale, duke reflektuar fuqishëm evoluimin e koncepteve dhe metodave të të shprehurit të artit bashkëkohor.

Nga promovimi i inovacionit artistik te përmirësimi i nivelit të shërbimeve kulturore publike, nga plotësimi i nevojave kulturore me cilësi të lartë të njerëzve deri te zgjerimi i shkëmbimeve artistike ndërkombëtare, Bienalja e Wuhanit ka dhënë kontribute pozitive.” Fan Di’an, president i Shoqatës së Artistëve Kinez dhe kuratori kryesor i Bienales së Wuhan 2024, tha në ceremoninë madhështore të artit.

Ne universitetin e arteve ne Jinan, Shandong

Duke mbajtur vazhdimisht bienalen, ajo i ofron publikut të gjerë produkte kulturore me cilësi të lartë për të vlerësuar veprat e shkëlqyera të artit, për të përmirësuar shkrim e këndim estetik dhe për të rritur besimin kulturor, duke demonstruar vitalitetin e vrullshëm të zhvillimit gjithëpërfshirës të Wuhan-it në epokën e re. Bienalja e Wuhan-it 2024 bazohet në rrënjët kulturore dhe avantazhet e vendndodhjes së Wuhan-it, duke u fokusuar në shfaqjen sesi traditat e vjetra dhe të pasura të kulturës së lumit Yangtze ushqejnë krijimin artistik bashkëkohor. Reflekton tendencat e reja të zhvillimit të arteve vizuale vendase dhe të huaja nga një këndvështrim ndërkombëtar, fokusohet në tema të artit bashkëkohor si trashëgimia dhe inovacioni, shkenca dhe teknologjia dhe arti, dhe ajo lokale dhe globale, duke formuar një temë të veçantë dhe përmbajtje të pasur.

Direttore del Museo Di Wuhan Chen Wengjin

Direttore del Museo Di Wuhan Chen Wengjin

Chen Yongjin, drejtor i ekspozitës së Bienales Wuhan 2024 dhe kurator i Muzeut të Artit në Wuhan, prezantoi se ky edicion i Bienales Wuhan do të zgjasë deri më 31 maj 2025. Gjatë kësaj periudhe, Muzeu i Artit në Wuhan do të mbajë edhe klasa të edukimit estetik, publik aktivitetet e mirëqenies, etj., për t’i ofruar publikut një përvojë gjithëpërfshirëse, të larmishme, me shumë nivele dhe shumëdimensionale të artit pamor, duke i lejuar qytetarët dhe turistët të shijojnë plotësisht vitalitetin e vrullshëm kulturor të qytetit.

Etiketat e lidhura

albert vatajAlfred MirashiHelidon XhixhaItalo-shqiptarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici
Para 32 minutash

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
Para 33 minutash

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 39 minutash

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

Bie niveli i liqenit të Kukësit, dalin në dritë rrënojat e qytetit të vjetër
Para 40 minutash

Bie niveli i liqenit të Kukësit, dalin në dritë rrënojat e qytetit të vjetër

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 14 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 14 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

4 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 5 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.