Iu bë atentet, i riu: Shkak lekët, një plumb më kaloi pas koke

Romario Aliraj, i riu që iu bë atentat të dielën në rrugën Vlorë-Fier, ka folur sot për ngjarjen në të cilën shpëtoi për mrekulli. Në një intervistë për ”News 24”, ai ka treguar se kanë qenë tre persona të maskuar që e kanë qëlluar dhe se shkak është bërë një sherr mes tij dhe personave të tjerë për çështje lekësh.

“Një plumb më kaloi pas koke se e ndjeva. Kanë qenë tre veta dy mbrapa dhe një para. Kanë qëlluar ata të dy që ishin mbrapa ishin nisur për të më vrarë. Muhabeti është për punë lekësh, më kishin lekë borxh dhe unë i kam sharë. Kam bërë gabim, por problemet e mia nuk i zgjidh dot policia, i zgjidh vet unë”, shprehet Romario Aliraj.

Romaroi Alirajt iu bë atentat të dielën pasdite, kur ai ishte duke udhëtuar me mjetin e tij në rrugën afër Novoselës. Nga një makinë tjetër ai është qëlluar me breshëri automatiku. Nga plumbat makina e tij është qëlluar disa herë ndërsa ai fatmirësisht nuk ka marrë asnjë plagë, por humbi kontrollin dhe ra në një kanal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?