Iu bëri gjestin e pahijshëm banorëve të Unazës së re, Basha injoron Bochardtin

Gjesti jo diplomatik i ambasadorit Bern Bochardt ndaj protestuesve të Unazës së re, ngjalli pak ditë më parë reagimin e fortë të eksponentëve të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha nuk i ka dhënë atij as dorën ditën e djeshme teksa priti një delegacion të OSBE-së

Pavarësisht se ambasadori shkoi bashkë me delegacionin dhe sekretarin e Përgjithshëm të misionit, Thomas Greminger në zyrën e Bashës, kryetari i PD vazhdon t’i mbajë qëndrim  Borchardit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat filmuan momentin kur delegacioni u përshëndet me Bashën në dalje të selisë blu, dhe kryetari i PD i takon të gjithë me radhë përveç Borchardit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fytyra e ambasadorit që i vete nga pas Bashës teksa pret që ky i fundit t’a takojë, është një episod më vete, por s’ka nevojë për shumë koment.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?