Iu dogj makina para shtëpisë, flet biznesmeni: Nuk jam njeri i problemeve

Biznemeni Ndue Pjetrushi (Noshi) ka dhënë një prononcim për mediat pasi në orët e para të mëngjesit iu dogj makina tip Benz. 56 vjeçari tha se ka dëgjuar një shpërthim rreth orës katër, dhe kur ka dalë ka parë se makina që ndodhej janë oborrit të banesës kishte marrë flakë.

“Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta. Nuk kam asnjë konflikt me askënd.

Të gjithë që më njohin e dinë që nuk jam i problemeve. Unë merre me biznes në fushën e hidrokarbureve. Shteti bën punën e vet. Mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të ketë marrë dhe vetë. Atë mund ta nxjerrë vetëm hetimi.”, tha 56 vjeçari.

SHKARKO APP