Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit

Ishulli i Sazanit u bë pjesë e planeve të Ivanka Trump pas një përvoje të veçantë në brigjet shqiptare. Duke notuar në ujërat e kristalta të Mesdheut, ajo zbuloi potencialin e ishullit që sot është shndërruar në një nga projektet e saj më ambicioze. Në një bisedë të gjatë me David Senra, në episodin “Ivanka Trump on Building an Authentic Life”, vajza e presidentit amerikan Donald Trump ndau detaje mbi vizionin e saj për zhvillimin e Sazanit, konceptin arkitektonik të resortit që synon të ndërtojë, si dhe përpjekjet për të njohur më mirë Shqipërinë dhe kulturën e saj përpara realizimit të investimit.

”I jam rikthyer edhe rrënjëve të mia në fushën e pasurive të paluajtshme, gjë që më ka dhënë shumë kënaqësi. Po punoj me bashkëshortin tim për një projekt të jashtëzakonshëm në Mesdhe. Është një projekt me përmasa gjigante, madje mendoj se edhe kjo është pak ta thuash. Është një ishull privat me sipërfaqe 1400 hektarë në zemër të Mesdheut. Ishim në varkën e një miku dhe ndaluam për të notuar. Në fakt, kështu e zbuluam. Notuam drejt ishullit, u ngjitëm zbathur deri në majë dhe mbetëm të mahnitur. Ai vend na ka mbetur në mendje që prej asaj dite”,-tha Trump.

Sipas saj, projekti që synon realizimin e potencialit të ishullit të Sazanit kërkon kujdes dhe përmbajtje për mbrojtjen e tokës. Ajo sqaron se projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, pavarësisht përmasës, nuk është vetëm një biznes, por edhe një sfidë për të. Gjatë intervistës, e bija e presidentit amerikan rrëfeu gjithashtu se po përpiqet të kuptojë Shqipërinë përmes syrit të shkrimtarëve më të mirë të vendit tonë. Sipas saj, përpara se t’i imponohesh një vendi, duhet që ta kuptosh atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Po lexoj shkrimtarët më të mirë shqiptarë dhe po përpiqem ta kuptoj vendin përmes syve të tyre. Letërsi artistike, libra jo-fiction, gjithçka. Zhytesh në përvojën dhe realitetin e jetuar që këta vëzhgues të mëdhenj të së vërtetës arrijnë të përcjellin dhe kështu afrohesh më shumë me vendin. Nuk mund të imponohesh mbi një vend apo një kulturë. Duhet fillimisht ta kuptosh atë, në mënyrë që të bësh diçka në një mënyrë të bukur, delikate dhe me kuptim. Kjo është qasja që kam ndaj gjithçkaje. Dëgjoj shumë njerëz dhe përpiqem të rrethohem me njerëz që ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin”,-tha Trump

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti i familjes Kushner në Shqipëri përfshin zhvillimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit, si edhe një kompleks të dytë turistik në zonën e Zvërnecit. Kompania që po zhvillon investimin është Zvërnec South Adriatic Development, ndërsa mediat amerikane e kanë lidhur projektin me Jared Kushner dhe investitorë nga Katari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?