Ivanka Trump viziton sërish zonën e Zvërnecit

Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Ivanka Trump vijon të qëndrojë në Vlorë edhe sot.

Sipas medieve, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po zhvillon një tjetër vizitë në Manastirin e Zvërnecit dhe në zonën e Porto Novës.

Ivanka Trump mbërriti dje në qytetin bregdetar të Vlorës e shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga Policia, teksa qëndroi në një nga hotelet në zonën e “Ujit të ftohtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ivanka Trump vizitoi dje zonën e Novoselës dhe më pas Zvërnecin. Gjithashtu, në itinerarin e saj ka qenë edhe zona bregdetare e njohur si Porto Novo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nuk është hera e parë që vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump viziton Vlorën.

Së bashku me bashkëshortin, Jared Kushner, Ivanka Trump kaloi disa ditë nga pushimet verore qershorin e kaluar në qytetin bregdetar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?