Izet Haxhia: Linja e tritolit në PD, kush financonte dhe drejtonte në Gjirokastër, Vlorë, Tropojë e Tiranë

Izet Haxhia, një nga personat më të afërt të Berishës përgjatë viteve ‘90 është pyetur sot nga "DITA" lidhur me rikthimin e fushatës së tritolit në Shqipëri.

Ish-­truproja që pati një rol kyç pranë Berishës deri në largimin e tij nga Shqipëria, thotë e kjo fushatë terrori nuk ka të bëjë vetëm me ministrin dhe familjen e tij.

Haxhia dëshmon se në PD ka ekzistuar “një linjë e tritolit” me dijeni të plotë të Berishës dhe që përdorej për qëllimet e tij politike.

“Kanë qenë disa grupe që kryenin vendosjen e tritolit në pika të caktuara të vendit. Grupet e jugut me qendër në Gjirokastër . Autoret e vendosjes së këtyre bombave me tritol kanë qenë ish­pjesëtarë të SHIK, të ish­policisë së atëhershme dhe trafikante të ndryshëm. Në atë kohë është vendosur tritol në ujësjellësin e Tiranës nga një i afërt i Berishës, janë vendosur tritol në shtyllat e tensionit të lartë në Qafë Krrabë nga ai që e quanim grupi i kuksianëve, të gjithë të lidhur me PD. Berisha porositi vendosjen e tritolit tek lokali i Lush Përpalit se ky nxirrte pengesa në emërimet e njerëzve të SHIK …” – thotë ndër të tjera Haxhia.

Veç Gjirokastrës ai jep emra dhe detaje të tjera të rënda, të lidhura me Berishën për përdorimin e eksplozivëve në Vlorë, Tropojë dhe në Tiranë. Haxhia mendon që kjo fushatë ka synime më të gjera se ministrin dhe familjen e tij. 

SHKARKO APP