Izet Haxhia rrëfen për një kurth të Berishës ndaj tij dhe bën paralelizëm me cështjen Doshi

Izet Haxhia ish truproja I Berishës dhe njeri I afërt I tij, ka publikuar në facebook një episode nga jeta e tij në vitin 1999, kur njerëz të Berishës I vunë mina mme telekomand Fatmir Haklajt. Haxhia rrëfen se ishte gjithë ditën me Fatmirin, pastaj gjatë natës tek shtëpia e tij dhe në mëngjes ishin ndarë. Sipas tij, një I paguar prej Berishës të cilin e citon me emër, kishte vendosur minat. Pas shëprthimit, kishte humbur jetën një nipi I Fatmir Haklajt, ndërsa ky I fundit kishte shpëtuar.

“Pasi merret vesh prita thërritet në Tirane tek shtepia e zëvendes shefit të shtabit të ushtrisë në atë kohë me origjine nga Tropoja , mbiemri Selimaj, Halil Haklaj. Aty kishte ardhur nje person i afërt me Berishen. Ky person thotë se unë nga të dhëna të sigurta që kam, e di se kush ja ka bërë pritën Fatmirit. Sipas këtij personi pritën e ka bere Izet Haxhiaj me urdhër të Berishes dhe për këtë akt është paguar me 1miljon marka nga ana e Berishes. Këto gjëra i thotë një i afërt i Berishes, shumë i afërt biles.Ai quhet Ferit Brecani. Për këtë ai bëhej i besushëm, sepse vinte nga brenda familjes së Berishes dhe akuzonte Berishën si organizator dhe mua si zbatues. Halili urgjentisht niset për në Tropoje dhe mbasdite vjen tek spitali. Pasi flet vetëm për vetëm me Fatmirin me thonë që Fatmiri don të flase me ty. Kur futem tek dhoma Fatmiri më thotë këto fjalë. Ai njeriu që ti don shumë dhe i beson don që të na fus të vrasim njëri tjetrin…edhe po te mos kishim qenë bashkë dje gjithë ditën edhe natën unë nuk do te besoja që ti mund të përzihesh në ndonjë gjë kundër nesh..por hapi sytë se Berisha me intrigat e tija na don të vdekur të gjithëve..Do ti thoja Tomes që bëj kujdes nga intrigat e nje djalli si Berisha",- përfundon Haxhija

SHKARKO APP