Izolimi, skenari i fundit në Shqipëri
Pasditen e kësaj të marte, Komiteti Teknik i Eksperteve vendosi të ashpërsoje kufizimet për të parandaluar një kolaps nga Covid-19. Tre masat e reja lidhen evitimin e grumbullimeve masive, por ajo që bie në sy është ndalimi i të gjitha aktiviteteve partiake. Vendimi vjen edhe përpara fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Drejtoresha e Institutit te Shëndetit Publik, Albana Fico e pyetur për një skenar të mundshëm të një mbyllje totale, tha se vetëm ezaurimi i kapaciteteve mund të çojë në izolim të plotë pasi deri më tani janë të shtruar 412 pacientë.
”Vendimi i mbylljes është si skenar. Ezaurimi i kapaciteteve, element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë për masat drastike të mbylljes së përgjithshme”,-tha ajo.